Eliza Hoxha: Seb Bytyçi i KSHC-së më ka kërcënuar sot

Eliza Hoxha: Seb Bytyçi i KSHC-së më ka kërcënuar sot

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë sot se ka pranuar kërcënim nga njëri prej anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Hoxha në emsionin ‘DPT te Fidani’ ka treguar për emrin e personit që e ka kërcënuar atë. Ajo tha se anëtari Seb Bytyçi e kishte kërcënuar atë, duke i dërguar një email, përderisa ishte në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk fola se me thon të drejtën më erdh shumë rond. Nashta që nuk e kom natyrën që në momentin kur mundesh me qenë rol viktime me materialize….Seb Bytyqi, sepse unë këtë çështje e kam ngritur edhe më herët. Ai është i rregullt edhe në Angli edhe në RInvest në Kosovë. Pavarësisht që në ligj shkruan që nuk guxon të ketë dy pozicione të rregullta, nëse flasim për një person që është bartës i një programi në RiInvest dhe bartës i një programi në Winchester, pra është e pamundur me qenë në të dy vendet në të njëjtën kohë”, tha Hoxhaj.

Ajo tregoi se ai i kishte shkruar një email asaj, duke i thënë se do ta padisë, pasi sipas tij, Hoxhaj ka folur për disa të pavërteta për të.

“Sot në Kuvend ka ndodhur në Kuvend, kur kemi folur për këtë çështje, ai më kishte nisur edhe një email. Ishte një shkrim I tij që do të më padisë se unë kam thënë të pavërteta”.

Ndërkohë se Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim. Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovas ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi.

Related Articles