Ylli i ri i kombëtares së Maqedonisë, Elif Elmas është në formë të shkëlqyeshme para fillimit të Kampionatit Evropian.
Përveç formën ai ka edhe besim maksimal para garës që do të zgjasë 1 muaj, përcjell GazetaBlic Sport. Ai pretendon se Maqedonia mund të arrijë triumf në të tre ndeshjet në grup, kundër Austrisë, Ukrainës dhe kundër Hollandës.
“Unë mund të bëj një parashikim. Ne do t’i fitojmë të tre ndeshjet në grup”, tha Elif Elmas në emisionin “One on One”.