Elon Musk, themeluesi i SpaceX, ka konfirmuar se ka aktivizuar shërbimin satelitor Starlink për qytetarët iranianë, pasi regjimi islamik kufizoi aksesin në internet pas sulmeve izraelite mbi objektet bërthamore të Iranit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musk shkroi shkurtimisht: “Sinjali është ndezur”, duke konfirmuar funksionimin e rrjetit satelitor në Iran.
Starlink, një projekt i SpaceX, ofron internet me shpejtësi të lartë dhe vonesë të ulët, veçanërisht në zona ku qasja në internetin tradicional është e kufizuar ose e ndërprerë.
Ky veprim është parë si një përpjekje për të ndihmuar qytetarët iranianë të ruajnë lidhjen me botën gjatë një kohe të tensionuar dhe me kufizime të ashpra në informim.
The beams are on— Elon Musk (@elonmusk) June 14, 2025