Pekini dhe Tajpei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se Tajvani duhet të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës.
Njeriu më i pasur në botë deklaroi gjatë një interviste për “Financial Times” se beson që dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje “të arsyeshme dhe të pëlqyeshme”, shkruan BBC.
Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara ka mirëpritur deklaratat e Musk, por homologia e tij tajvaneze ka deklaruar se liria “nuk është në shitje”.
Tajvani është vend vetëqeverisës, por Pekini pretendon se ai është pjesë e territorit të tij.
Ndryshe, javën e kaluar, Musk kishte kritika për postimin e një sondazhi në Twitter me sugjerimet e tij për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë dhënien e territorit nga Kievi ndaj Moskës. Komentet e Musk vijnë pasi prodhuesi i makinave elektrike shënoi një rekord mujor për shitje në Kinë.