Elon Musk ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Twitter, duke i dhënë vetes kontroll të papenguar mbi gjigantin e mediave sociale, sipas një dosjeje të kompanisë.
Musk u bë “drejtor i vetëm” i Twitter pasi finalizoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë javën e kaluar, sipas dokumenteve të paraqitura në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA (SEC) të hënën, shkruan Al Jazeera.
CEO i Tesla shkroi më vonë të hënën në Twitter se marrëveshja do të ishte “e përkohshme” pa elaboruar.
Musk, i cili gjithashtu drejton SpaceX dhe Neuralink, filloi mandatin e tij në kompani të enjten duke pushuar nga puna lidershipin e lartë, duke përfshirë Shefin Ekzekutiv, Parag Agrawal dhe Shefin Financiar, Ned Segal.
Musk ka ofruar gjithashtu të blejë të gjitha obligacionet e papaguara të Twitter, sipas dosjes së SEC.
Personi më i pasur në botë e përfundoi blerjen e kompanisë përmes një kombinimi të pasurisë së tij, fondeve të investimeve dhe kredive bankare.