Ka përfunduar edhe xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në futboll, ku ka sjellë rezultatet mjaftë interesante.
Klubi Futbollistik “Feronikeli” ia ka bërë sefte me fitore në këtë edicion duke e mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat të pastër, 0-2. Golat për “Niklin” i shënuan Diar Prokshi dhe Dren Gashi.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Feronikelit, Faruk Elshani.
“Prej fillimit kemi besuar tek kjo ekip. Të them të drejtën jemi ardhur me marrë pikë, por për fitore ishte vështirë. Fitorja është e merituar”, ka thënë Elshani.
“Nëse e shohim ekipin, unë besoj që kanë gabuar ata që kanë thënë që Feronkeli do jetë kafshatë e lehtë. E kemi Lapidar Lladrovcin kampion, Behar Maliqin kampion, Smakiqin kampion, Elshanin kampion e shumë futbollistë të tjerë. Besoj që kanë gabuar me atë konstatim analistët, sepse kjo ekip do ta merr vetën dhe do shohim si do ecin gjërat”, përfundoi Elshani.
Feronikeli tashmë renditet në vendin e gjashtë me 3 pikë të tubuara.