Elvana Gjata dhe Dhurata Dora më në fund bashkuan forcat për një surprizë të bukur me një bashkëpunim bombastik

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora më në fund bashkuan forcat për një surprizë të bukur me një bashkëpunim bombastik

Janë dy ndër artistet më të dashura nga publiku e ky bashkëpunim mes tyre pritej me padurim. E kemi fjalën për Dhurata Dorën dhe Elvana Gjatën.

Prej kohësh fansat e artisteve kërkonin ti shihnin në një projekt të përbashkët dhe momenti erdhi!

Vetëm pak minuta më parë Elvana dhe Dhurata sapo konfirmuan bashkëpunimin e tyre në mënyrën më të bukur. Të dyja vajzat postuan në Instagramin një foto të tyren duke bërë tag njëra-tjetrën. Konkretisht: Elvana postoi foton e saj duke bërë tag Dhuratën dhe Dhurata postoi foton e saj duke bërë tag Elvanën. Përveç kësaj, fotot ishin të bëra në të njëjtin ambient, i cili duket të jetë një nga skenat e xhirimit të klipit.

Artistet ende nuk kanë zbuluar asnjë detaj më tepër, por duke pasur parasysh potencialin e të dyjave, pritshmëritë janë të larta dhe e dimë që nuk do të zhgënjehemi.

Related Articles