Elvira Ibrahimi-Hoti i bashkohet LVV, pjesë e listës për deputete!

Elvira Ibrahimi-Hoti i bashkohet LVV, pjesë e listës për deputete!

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës në këtë parti.

Ajo është Elvira Ibrahimi-Hoti kontabiliste dhe auditore e certifikuar e cila do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet.

“Me 18 vjet përvojë si kontabiliste dhe auditore e certifikuar, me gradën akademike master në ekonomi dhe ndërmarrëse për më se një dekadë, Elvira është vlerë e shtuar në Lëvizjen tonë. Ajo njeh mirë terrenin dhe e di saktësisht e në hollësi se si duket ekonomia nga lart poshtë, i kupton dhe di t’i adresojë hallet e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe të ndërmarrësve të rinj. Si edukatorja e parë digjitale për tatime dhe financa në Republikën e Kosovës, Elvira i qëndron prapa bindjes se: njerëzit duhet të edukohen para se sistemi të mund t’i ndëshkojë. Ajo ka shërbyer në pozita drejtuese e menaxhuese, po ashtu si asistente në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka trajnuar qindra gra e të rinj” shkruan Kurti.

Related Articles