EMA: Situata epidemiologjike në Evropë ekstremisht shqetësuese

EMA: Situata epidemiologjike në Evropë ekstremisht shqetësuese

Situata epidemiologjike në Evropë vijon të jetë ekstremisht shqetësuese për shkak të përhapjes së variantit Delta. Kështu është shprehur ditën e sotme Marco Cavaleri, kreu i task-forcës së vaksinave Anti-COVID në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).

Më pak shqetësuese duken të dhënat paraprake nga varianti Omicron, i cili mesa duket shkakton kryesisht simptoma të lehta.

Megjithatë, Marco Cavaleri shtoi se duhen mbledhur akoma më shumë të dhëna për të vendosur saktësisht spektrin e ashpërsisë që sëmundja e shkaktuar nga Omicron mund të sjellë.

“Vetëm koha do ta tregojë,” u shpreh zyrtari i EMA. /Gazeta Enigma/

Related Articles