Numri 1 i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, gjatë tubimit të sotëm në Pejë ka thënë se ky qytet ka burra e gra “që dinë me mbrojtë familjen, me e mbrojtë pragun e shtëpisë, me e mbrojtë të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
“Kënaqësi e madhe të dëgjoj e të ju drejtohem për një fjalë rasti shumë qytetarëve të Pejës, për të treguar platformën tonë të qartë politike dhe që ne mbetemi të vetmit në Kosovë që filluam, qëndruam dhe do të përpiqemi që t’i ndalojmë me çdo kusht, ligjet dhe lobimet e mëdha për ta tjetërësuar rininë tonë, familjen tonë”, shkroi Rrahmani në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma