Emërimi i Bashës kryeparlamentar, Abdixhiku: Ky është niveli i tyre, LDK aspiron më lartë

Emërimi i Bashës kryeparlamentar, Abdixhiku: Ky është niveli i tyre, LDK aspiron më lartë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit, duke thënë se kjo është “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”, shkroi Abdixhiku në një postim.

Abdixhiku tha se LDK aspiron më lartë.

“Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”.

Related Articles