Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.
Kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.
Dedaj, është një ekspert i fushës së komunikacionit dhe një ligjërues në kolegjin privat “UBT”.
Ndërkaq, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.
Mandati i të emëruarve në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Trainkos”, zgjat tri vite.