Emërohet bordi i ri drejtues i KOSTT-it

Emërohet bordi i ri drejtues i KOSTT-it

Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Gjatë kësaj seance janë zgjedhur tre drejtorë për këtë pozitë, kryesues i bordit u zgjodh Gëzim Tosuni me më së shumti vota 85, ndërsa Rejhane Zylfija me 57 vota dhe Lumnie Zeka me 55 vota u zgjodhën pjesë e bordit.

Të drejtë vote për këtë pikë të Kuvendit patën 62 deputetë sa ishin të pranishëm në seancë.

Ndër vite për Gëzim Tosunin një numër i mediave në vend kanë raportuar se është nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, por ai e ka mohuar këtë.

Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar edhe për shkarkimin e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së, Billor Urgjan, Dardan Beqiri, Radoica Mërgjinac. Të gjithë deputetët e pranishëm në sallë votuan kundër shkarkimit në fjalë. /Gazeta Enigma

Related Articles