Emërohet ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil

Emërohet ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil

Në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës është emëruar Alban Ramabaja.

Emërimi i tij në këtë pozitë është bërë të martën nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ACC.

“Alban Ramabaja është profesionist i fushës, me përvojë mbi 20 vjeçare në aviacion, me përgatitje akademike në inxhinierinë e komunikacionit dhe transportit si dhe kualifikime të shumta profesionale në fushën e aviacionit dhe transportit.

Përvoja e tij në aviacion ka filluar nga viti 2001, në ANP “Adem Jashari” në pozita të ndryshme që lidhen me operimet e aeroplanëve në tokë, dhe si instruktor për disa trajnime profesionale, kurse 6 vitet e fundit, deri në vitin 2013 ishte menaxher i operimeve në platformë dhe shërbimeve për kargo.

Gjatë punës së tij në industrinë e aviacionit, Alban Ramabaja shquhet për angazhimin shumëvjeçar në të gjitha proceset e ndërtimit të strukturave organizative dhe atyre të standardeve e sistemeve të menaxhimit të sigurisë dhe cilësisë në aeroport.

Më tutje, që nga viti 2013, Alban Ramabaja është angazhuar si Inspektor i Aerodromeve në AAC, dhe vitet e fundit poashtu edhe si Këshilltar për Aviacionin Civil në kabinetin e MMPHI-së, i deleguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil sipas Ligjit për Aviacionin Civil, për koordinim ndërinstitucional në proceset dhe projektet specifike të Qeverisë për aviacionin civil.”, thuhet në njoftim.

Related Articles