Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak, për sot në mbrëmje e kanë caktuar një takimn me përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës, siç njofton mediumi serb “Tanjug”.
Aktualisht Escobar dhe Lajçak janë në Qeverinë e Kosovës duke mbajtur një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Para se të shkonin në zyre te Kurti, dyshja qëndroi në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani.
Lajçak dhe Escobar u takuan edhe me liderët e partive opozitare në Prishtinë. Ata dy pritet që nga Kosova të shkojnë drejt Serbisë.
Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa në Bruksel dhe para se të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente me Serbinë më 1 shtator.