“Emisari në hije” zbulon takimin me Kurtin në Vjenë dhe afatin e normalizimit Kosovë-Serbi

“Emisari në hije” zbulon takimin me Kurtin në Vjenë dhe afatin e normalizimit Kosovë-Serbi

Wolfgang Petritsch, ish i dërguari i BE’së në bisedimet Kosovë -Serbi në fund të viteve 90’të ka zbuluar se mbetet i angazhuar në këtë çështje edhe pse jo në nga një pozicion formal. Diplomati austriak ka shpalosur se ka takuar së voni Kurtin në Vjenë takim për të cilin Kryeministri i Kosovës nuk ka njoftuar. Petritsch, që viteve të fundit ka këshilluar autoritetet e Brogradit, ka bërë me dije se ka biseduar edhe me Gabriel Escobar emisar i SHBA’së në bisedime. Por, s’ka treguar se cili është roli i tij.

“Së fundi jam takuar me Kryeministrin Kurti në Vjenë, po ashtu me (të dërguarin amerikan për Ballkanin, Gabriel) Escobar kemi biseduar për një orë dhe së shpejti do të takoj Ambasadorin (amerikan në Beograd, Chris) Hill”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës ka vizituar Vjenën rreth 10 ditë më parë, por s’ka njoftuar për një takim me Petritsch.

Pala kosovare dhe ajo serbe kanë qëndruar në Bruksel më 16 nëntor për takime me ndërmjetësin Miroslav Lajçak. Por, Petritsch nuk pret shumë tani.

“Nuk do të jetë lehtë aktualisht. Siç e thashë, kjo periudhë aktualisht është më komplekse dhe jo shumë e favorshme për një zgjidhje të vërtetë”, thekson ai.

“Në aspektin politik, sa u përket negociatave, druhem se nuk do të shohim ndonjë përparim gjatë vitit të ardhshëm, sepse kemi zgjedhje në Serbi më 17 dhjetor, pastaj vitin e ardhshëm zgjedhjet e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe në nëntor zgjedhjet presidenciale në SHBA” shton tutje ai.

Petritsch megjithatë parashikon dhe shpreson se vitin e ardhshëm priten lëvizje më të mëdha nga Presidenti i Serbisë.

“Besoj që pas këtyre zgjedhjeve, zotit Vuçiç do t’i duhet ta ndërmarrë një vendim të vështirë për veten, për Republikën Serbe dhe për rastin e Kosovës. Shpresoj që fundi i 2024 dhe fillimi i 2025 do të shohim një fazë të re në marrëdhënie dhe një lëvizje që çon drejt një normalizimi në Ballkanin Perëndimor” ka theksuar ai.

Related Articles