Emri i Albin Kurtit përmendet në Parlamentin e Serbisë, deputetët kapen fizikisht

Emri i Albin Kurtit përmendet në Parlamentin e Serbisë, deputetët kapen fizikisht

Në Kuvendin e Serbisë sot krisi një tollovi e madhe. Deputetët e opozitës ishin ata që u larguan nga vendet e tyre dhe u sulën drejt vendit ku qëndronin pjesëtarë e kabinetit qeveritar serb dhe ulëses së kryekuvendarit atje, Vladimir Orliq.

Danas shkruan se opozitarët serbë nuk i ndalën as thirrjet e Orliqit që të ulen në vendet e tyre. Ata kërkuan që nga salla e kuvendit të largohet Aleksandar Martinoviq, ministri isapo emëruar për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Në sallë u dëgjuan vazhdimisht brohoritjet “Jashtë, jashtë”, kjo drejtuar Martinoviqit. Turma mori hov edhe më shumë kur deputeti i pozitës, Dragan Markoviq Palma, u tha se ministri i Vuçiqit nuk mund të përjashtohet nga seanca.

Kryekuvendari serb, Valdimir Orliq, ka thënë: “E keni harruar pse është thirrur seanca. Po silleni dhunshëm, kthehuni në vendet tuaja, pse i sulmoni përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Serbisë. Është mirë të shihni ndryshimin mes nesh dhe juve”.

Sllavica Radovanoviq, deputete e opozitëë nga Partia Popullore, kërkoi që Martinoviqi të dalë jashtë, e të largohet nga salla sepse fyen edhe gratë edhe burrat që nuk kanë fëmijë.

Dragan Markoviq Palma, deputet i Serbisë së Bashkuar, u përpoq të shpjegonte se Martinoviqi është ministër dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga salla.

“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi”. A është ky programi juaj”, tha Markoviq, dhe shtoi se kjo është një shpërfaqje e forcës dhe Martinoviq se është zgjedhur nga deputetët që kanë shumicën, jo opozita.

Mirëpo, Vladimir Orliq, pas një rrëmuje të gjatë dhe këshillave për përfundimin e seancës, dha një pushim prej pesëmbëdhjetë minutave dhe i thirri kryetarët e grupeve parlamentare për marrëveshje.

“Sot në këtë shtëpi po mbahet një përkujtim. Ta keni parasysh këtë”, tha Orliq, duke folur për përkujtimin e planifikuar në sallë për vdekjen e Milan Milutinoviqit, një socialist dhe ish-president i Serbisë, shkruan Danas.

Danas ka bërë të ditur se është pranuar kërkesa e opozitës. Pas pushimit seanca filloi, ndërsa në sallë nuk ishte Aleksandar Martinoviq.

Related Articles