Artistja e njohur shqiptare, Enca, përherë di si të tërheq vëmendjen e audiencës.
Sa i përket jetës private, bukuroshja ka ditur që të jetë më konservative, duke mos dhënë shumë detaje.
Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka nxitur spekulime për një lidhje dashurie të mundshme.
Enca zgjodhi që të publikojë një fotografi, ku shihej në krahët e një mashkulli misterioz, duke mos ia zbuluar fytyrën.
Flokët e këngëtares ishin kësaj radhe komplet të bardha, teksa makijazhi bëri që të duket edhe më tërheqëse.
Nuk i dihet ende nëse ky imazh ishte i shkëputur nga xhirimet e klipit të ri, apo Haxhia është me të vërtetë në lidhje.
Sidoqoftë kësaj, “Nashta” është projekti saj i fundit, që arriti të pëlqehet në masë të madhe.