Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë tash e 16 ditë brenda objektit të komunës.
Hetemi sot është parë duke vëzhguar nga dritarja, derisa jashtë qëndronin qytetarë serbë të mbledhur dhe pjesëtarë të KFOR-it, raporton mediumi “Kosovo-Online”.
Ndryshe, Hetimi u mirëprit sot në zyren e tij nga ministri i infrastrukturës, Librun Aliu.
“Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë”, ka shkruar ministri Aliu në llogarinë e tij.
Njëherit, Aliu ka falënderuar kryetarin Hetemi për disilpinën dhe profesionalizmit që po e tregojnë për çdo ditë në komunat veriore.
“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka shkruar ai.