Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është parë në një takim me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.
Lushtaku ndau disa fotografi ku përveç me Endritin, u pa edhe me persona të tjerë, të cilët tha se i kishte bashkëluftëtarë e miq.
“Me Endrit Hashim Thaçin dhe me shumë bashkëluftëtarë e miq të tjerë”, shkroi Lushtaku,
Pas mandatit të tij katërvjeçar si nënkryetar i komunës së Skenderajt, Lushtaku e ka marrë besimin e PDK-së që të jetë kandidat i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.