Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë një reagim pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë.
Haradinaj u shpreh se sonte pati emocione të fuqishme, derisa u shpreh se ëndrra për Botëror vazhdon.
“Faleminderit për emocionet e fuqishme që na i dhuruat! Ëndrra për Botëror vazhdon. Përpara Kosovë”, shkroi tutje ai.