Futbollistët kosovar tashmë e disa vite po e thonë fjalën kryesore në kampionatet kryesore të Europës sikurse La Liga, Ligue 1, Bundesliga dhe Serie A.
Lojtarë si Vedat Muriqi i cili po shkëlqen me Mallorcan duke u shndrruar në lojtarin kyresor të këtij ekipi dhe një nga golashënuesit më të mirë në kampionat po tregon se futbollistët tanë po rritën dhe po e përfaqësojnë Kosovën në mënyrë dinjitoze.
Po ashtu treshja fantastike e Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari, janë lojtarët kryesor te Hoffenheimi duke bërë paraqitje fantastike. Në Serie A kemi lider si Amir Rrahmani te Napoli, Edon Zhegrova te Juventusi dhe Mërgim Vojvoda te Como.
Hapat e këtyre lojtarëve është duke i ndjekur talenti 18-vjeçar nga Kamenica, Ensar Rrudhani i cili po shkëlqen me skuadrën e Winterthur U19.
Rrudhani ka nisur futbollin që në moshën 4 – vjeçare dhe është i apasionuar pas futbollit, duke treguar një përkushtim të veçantë deri në arritjen e qëllimit të tij.
18-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë, por mund të luaj edhe majtas. Ai njihet për shpejtësinë e madhe që e ka driblimet dhe goditjet e forta.
Sezoni 2025/2026 deri tani për Ensar Rrudhanin ka qenë fantastik deri më tani duke i bërë 7 asistime dhe dy gola në 15 paraqitje për skuadrën e Winterthur U19.
Rrudhani thotë se futbollin e ka pasion dhe e don me shpirt. Ai ka treguar se deri tani loja më e mirë e tij ka qenë kundër FC Baselit. 18-vjeçari ka treguar gjithashtu se momenti më i mirë i karrierës së tij deri tani ka qenë ballafaqimi me Paris Saint-Germain.
Ëndrra e tij mbetet që një ditë të luaj për skuadrën e FC Barcelonës, skuadër në të cilën ka luajtur legjenda e këtij klubi Lionel Messi dhe njëkohsisht idoli i Ensar Rrudhanit.




VIDEO:
