Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Ramiz Lladrovcin dhe me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian, raporton Gazeta Enigma.
Hoxhaj thotë se falënderuan Wielandin për mbështetjen e dhënë për komunën e Drenasit.
“Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin.
Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”, ka shkruar Hoxhaj.
Kujtojmë se më 3 korrik PDK mbanë Konventën ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Hoxhaj ende nuk e ka konfirmuar nëse do të garojë për pozitën e kryetarit./Gazeta Enigma/