Enver Hoxhaj takon veteranët e UÇK-së në Suharekë: Ata bartin mbi supe historinë e lirisë së Kosovës

Enver Hoxhaj takon veteranët e UÇK-së në Suharekë: Ata bartin mbi supe historinë e lirisë së Kosovës

Kandidati për deputet nga PDK dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me veteranët e UÇK-së në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shprehur respekt dhe mirënjohje për kontributin e veteranëve në çlirimin e Kosovës.

“Sot pata nderin t’i takoj veteranët e UÇK-së në Suharekë, njerëz që bartin mbi supe sakrificën dhe historinë e lirisë së Kosovës. Lavdi dëshmorëve dhe respekt i përhershëm për veteranët e UÇK-së!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai e ka shoqëruar postimin edhe me fotografi nga takimi me veteranët në Suharekë.

Related Articles