Enver Hoxhaj zgjidhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Enver Hoxhaj zgjidhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për anëtarësimin në këtë akademi pjesë e së cilës janë emra të mëdhenj të artit e shkencës.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja”, ka shkruar Hoxhaj.

“Falënderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!”.

Related Articles