Legjenda e boksit, Mike Tyson nuk beson se Floyd Mayweather duhet të shpallet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave vetëm sepse ka 50 fitore dhe asnjë humbje.
Tyson e ka vlerësuar shumë Floyd, por shtoi se ai nuk mund të jetë më i miri i të gjitha kohrave kur sipas tij ka boksier që kanë statistikë më të mirë se ai.
“Floyd është një luftëtar i madh, mos më keqkuptoni. Ai pati 50 luftime. Dëgjoni, Sugar Ray Robinson pati 40 luftime, humbi një dhe më pas pati një varg prej 78 fitoresh. Per hir te Zotit. Julio Cesar Chavez ishte 89-0 deri në momentin kur humbi. Mos më thuaj se je boksieri më i madh i të gjitha kohërave me 50-0. Ju jeni i madh, nuk ka dyshime, por 50-0? Chavez ishte 90”, tha Tyson.
Fjalët e tij në podcast kanë tërhequr një numër të madh njerëzish që tani po debatojnë nëse Mayweather është më i mirë se Tyson, megjithëse Iron Mike nuk e krahasoi veten dhe atë.