Epopeja e Dukagjinit, Osmani: Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së

Epopeja e Dukagjinit, Osmani: Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së

Presidentja Vjosa Osmani, sot qëndroi në Gllogjan, për të kujtuar 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Osmani këtë epope e quajti si një nga momentet më të ndritura të luftës së Kosovës për liri.

“Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë! Në këtë përvjetor të lavdishëm, ishim në Gllogjan që të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Dukagjinit, një nga momentet më të ndritura të luftës sonë për liri. Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje, e para e vendit thotë se në Kosovën e pavarur, amaneti i heronjve i obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme.

“Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës. Në Kosovën e pavarur dhe sovrane, amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme. Liria është trashëgimia e tyre, e përgjegjësia jonë! Lavdi dëshmorëve të kombit!  Nderim i përhershëm UÇK-së!”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles