Si duket tashmë është e konfirmuar.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani dhe këngëtarja Era Istrefi, janë në lidhje dashurie.
Ata u përfolën që disa ditë për një gjë të tillë, teksa sot interpretuesja e hitit “Bon Bon” i ka publikuar disa fotografi në Instagram.
Të dy shihen krah për krah njëri tjetrit, duke përcjellur garat e Formula 1 në Austri.
E në një nga fotografitë, kapiteni dhe ajo shihen edhe të kapur për dore.