Pas ndarjes, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk do të punojnë më së bashku?

Pas ndarjes, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek nuk do të punojnë më së bashku?

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej disa muajsh. Arsyeja u raportua të ishte martesa, pasi nga ana e Dj Geek nuk ishte dëshira, mirëpo kjo mbeti gjithmonë në kuadër të thashethemeve, e asgjë nuk u konfirmua.

Ndërkohë që pas ndarjes, dyshja vazhdoi sërish të bashkëpunonte në muzikë, duke lënë të surprizuar fansat, pasi siç dihet pas përfundimit të një raporti rrugët ndahen.

E mesa duket kjo gjë do ndodhë shumë shpejt. Nga burime për Prive është mësuar se edhe kjo lidhje që ka mbetur mes tyre do mbarojë pas përfundimit të sezonit veror.

Nuk dihet se cili do jetë Dj që do zëvendësojë Dafinën, e se me cilën artist/e do bashkëpunojë Dj Geek.

Dafina thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Dj Geek. I dashuri i ri i Dafinës aludohet se është Kreshnik Gjergji, një figurë jo shumë e njohur në showbizin shqiptar. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.

Ndërkohë Geek nga ana tjetër mund të ketë nisur një romancë me Keisi Medinin.

Related Articles