Presidenti turk Recep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin, gjatë ditës së sotme zhvilluan një bisedë telefonike, lajmin e bëri të ditur zyra e liderit turk, raporton La Repubblica, përcjellë Gazeta Enigma.
Biseda ishte kryesisht për zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.
Në diskutimin mes dy presidentëve u fol për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së.
Sipas zyrës së liderit turk Putin ka falenderuar Erdoganin për ndihmën e shfaqur sa i përket shkëmbimit të burgosurve./GAZETAENIGMA/