Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Takimi u realizua në New York, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Erdogan dhe Vuçiq, folën po ashtu edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Të dy vazhdimin e këtij procesi e cilësuan si shumë të rëndësishëm.
Dy krerët e shtetit, të Turqisë dhe Serbisë bashkë folën edhe rreth çështjeve rajonale edhe globale.
Njoftimi rreth takimit u bë nga Drejtoria e Komunikimeve e presidencës turke.