Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, bashkë me familjen e tij dhe disa shoqërues, janë duke e planifikuar ikjen jashtë vendit, deklaroi ditën e sotme lideri kryesor i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, përcjellë GazetaEnigma.
“Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione.Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të krijuar Pensilvaninë e tyre”, tha politikani turk.
Gjithashtu Kılıçdaroğlu, tha se do të shpalos edhe detaje tjera rreth këtij plani të presidentit turk.
“Erdogan, mos u mundo ta mohosh, ne dimë gjithçka, i kemi të gjitha dokumentet. Do të themi lamtumirë sonte”, tha presidenti i Partisë Popullore Republikane nga foltorja e Kuvendit të Turqisë, duke premtuar… zbulime të tjera”, u shpreh lideri i opozitës.
Duke u përgjigjur, zëdhënësi i Erdogan pretendoi se deklaratat e Kılıçdaroğlu nuk janë politikë, por fushatë shpifjeje. Mediat turke raportojnë se lideri i opozitës ka njoftuar një konferencë të rëndësishme në orën 22:00, ku do të bëjë të ditur të tjera detaje.
/ GazetaEnigma