Erdogan: Duhet të konsultohemi për sigurinë tonë, të përfshihen edhe aleatë që nuk janë në BE

Erdogan: Duhet të konsultohemi për sigurinë tonë, të përfshihen edhe aleatë që nuk janë në BE

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, teksa mori fjalën në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë, tha se duhet që të jenë të gjithë bashkë për të tejkaluar krizën e besimit  në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke u konsultuar edhe me partnerë që nuk janë pjesë e BE.

Erdogan kërkoi edhe rishikimin e praktikave të vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen për qytetarët turk.

Doja të falënderoja kryeministrin, mikun tim të dashur Edi Rama dhe atë që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti, diskutojmë një vizion të ri që ripërcakton kontinentin tonë, sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transferim duhet të nisë së pari në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka potencial për bashkëpunim në shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme por duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë..të sigurisë evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët. Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike.  Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryeje rolin thelbësor të NATO-s. Praktikat e vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen duhet të rishikohen. Me investimet viteve të fundit po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë  e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë.”, tha Erdogan.

LEXO EDHE:

Related Articles