Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka kërkuar të shtunën nga Ministria e Punëve të Jashtme që dhjetë ambasadorë që janë duke shërbyer në shtetet e perëndimit t’i shpallin non grata.
Ai e kërkoi këtë për shkak se ata e kanë kërkuar lirimin e filantropistit Osman Kavala.
Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare që u mbajtën në vitin 2013 në Turqi për përfshirjen në një grushtshtet. Ai i mohon këto akuza.
Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bëjnë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për ” lirim urgjent”.
Ata u thirrën nga Ministria e jashtme, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.
“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona non grata menjëherë”, tha Erdogan në një fjalim në qytetin Eskisehir në veriperëndim të Turqisë.
“Ata do të njohin dhe kuptojnë Turqinë. Ditën që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, shkruan Reuters./Gazeta Enigma/