Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e Ukrainës, për shkak se ai mendon se nuk është vepruar me vendosmëri.
“NATO duhet të kishte ndërmarrë veprime më vendimtare. Evropës i mungon vendosmëria në qasjen e saj. Gjithçka që ata bëjnë, është të japin këshilla për Ukrainën”.
Këtë opinion e ka shprehur Erdogani, duke folur për konfliktin.
Kreu i Turqisë, po ashtu, është rreshtuar krah Ukrainës në luftën e nisur, duke dënuar sulmin rus, i cili tashmë sytë i ka nga Kievi. /Gazeta Enigma/.