Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dërguar letër urimi me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media, Presidenca njofton se në letrën që presidentja, Vjosa Osmani, pranoi nga Erdogan, thuhet se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.
“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst“, tha Erdogan në telegramin e tij.