Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdgoan, lëshoi një paralajmërim serioz ndaj Greqisë. Duke dënuar atë që e konsideroi “pushtim të fshehtë” të ishujve Lesbos dhe Samos, ai akuzoi shtetin fqinj se ka shkelur ligjin ndërkombëtar me vendosjen e automjeteve të blinduara në ishujt e Egjeut.
Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron që Deti Egje dhe Deti Mesdhe të mbulohen me gjak, lot ose me armiqësi.
“Ne duam paqe dhe qetësi”, nënvizoi presidenti turk. Ai shtoi se Greqia nuk është e barabartë me Turqinë, sa i përket fuqisë ushtarake dhe kërcënoi se fqinji do të zhytet në moçal në rast të një konfrontimi.
“Kjo është një lojë e rrezikshme e politikanëve, shtetit dhe popullit grek, dhe i atyre që i përdorin ata si kukulla, përfundoi Erdogan.