Turqia do të rishqyrtojë një vendim të vitit 2004 për heqjen e dënimit me vdekje , tha sot ministri i drejtësisë, pas komentit ndaj dënimit të Presidentit Erdogan në lidhje me zjarret që dogjën pyjet turke këtë javë.
Dënimi me vdekje u hoq me Kushtetutë në vitet e para të qeverisë Erdogan.
Por pas zjarrit të fundit në resortin turistik Marmaras, Erdogan tha se ka ardhur koha për dënime më të ashpra.
Autoritetet kanë thënë se një i arrestuar në lidhje me zjarrin ka pranuar se e ka shkaktuar atë.
Gjithashtu sot është bërë e ditur se zjarri në Marmara është vënë nën kontroll.
Pasi vizitoi vendin e zjarrit dje, Erdogan tha se dënimi për zjarrvënësit duhet të jetë “frikësues dhe nëse kjo kërkon dënimin me vdekje, atëherë do të jetë dënim me vdekje”.
Duke folur sot me gazetarët në Agri, në Turqinë lindore, ministri i drejtësisë Bekir Bozdag i përshkroi komentet presidenciale si “udhëzime për ata”.
“Kemi filluar ta përpunojmë në ministri”, tha ai, duke shtuar se dënimi aktual për zjarrvënësit është 10 vjet burg dhe rritet në një dënim të mundshëm të përjetshëm nëse zjarrvënia është pjesë e krimit të organizuar.
Ministri i Brendshëm Suleiman Soilou tha të enjten se i arrestuari pranoi se i vuri flakën pyllit nga dëshpërimi për shkak të problemeve familjare.
Ministri i Pyjeve Vahit Kirisci tha dje se 88% e zjarreve në pyje në Turqi janë shkaktuar nga njerëzit.