Erdogani fton Putinit për bisedime me Zelenskyn në Turqi

Erdogani fton Putinit për bisedime me Zelenskyn në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, derisa zhvilloi një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i ka ofruar atij që ta presë atë dhe liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky për bisedime.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij, Erdogan i tha Putinit se marrëveshja për çështje të caktuara mund të kërkonte një takim midis liderëve.

Sipas njoftimit, Erdogan tha gjithashtu se një armëpushim i qëndrueshëm mund të çojë në një zgjidhje afatgjatë, raporton Reuters.

Turqia ka marrë rolin e ndërmjetësit në Luftën Rusi-Ukrainë. Ankaraja ka ruajtur marrëdhëniet e saj me Moskën, ndërkohë që ofron mbështetje për Ukrainën, duke përfshirë shitjen e dronëve të avancuar.

Turqia më 10 mars priti takimin e parë në nivel ministror midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, mirëpo kjo mbledhje nuk dha rezultate.

Related Articles