Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, autoritetet përgjegjëse janë detyruar të intervenojnë në 17 raste.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se brigada profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, këto intervenime i kanë realizuar në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, intervenimet kanë qenë kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.
“Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.”, thuhet në njoftim.
