Gaztari dhe moderatori i emisionit “Debat Plus, Ermal Panduri, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook pas paralajmërimit të Faton Pecit për padi ndaj tij dhe disa gazetarëve të tjerë.
“Lujta, menxi po pres…”, ka shkruar Panduri në Facebook.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka paralajmëruar padi ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO-s, rreth rezultateve të publikuara nga Exit-Pollet për zgjedhjet lokal.
Peci, i cili ishte i bindur se do të fitojë pa balotazh në Mitrovicën e Jugut, doli i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve, ku e vendosën të dytin me vota pas kundërkandidatit të tij, Arian Tahiri nga PDK.
Sipas Pecit, personat për të cilët ka paralajmërua padi, “kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara – përmes shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar e duke kulmuar me publikimin e të ashtuquajturve “exit poll” të paligjshëm”.