Ervis Martinajn nuk e kanë vrarë, fshihet në Kosovë

Ervis Martinajn nuk e kanë vrarë, fshihet në Kosovë

Zhdukja e Ervis Martinajt, “mbretit” të lojrave të fatit, ka qenë kryefjala e aktualitetit në këtë fund vere. Për Martinajn skenarët janë të shumtë, që nga vrasja e deri tek inskenimi i të gjithë ngjarjes.

Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Flamur Vezaj, i cili shprehet se Vis Martinaj, nuk është rrëmbyer dhe nuk është vrarë.

Duke theksuar se Vis Martinaj është një njeri që nuk ia zë besën askujt dhe se nuk mund të binte kaq lehtë pre e një rrëmbimi, Vezaj shkuan se ai mund të jetë larguar dhe po fshihet në Kosovë. Vezaj thekson se të gjitha këto skenarë po bëhen që ai të dal nga strofulla dhe që armiqtë e tij të mund ta gjejnë.

Zhurme, propagande, konspiracion dhe qaramani!

Kur erdhi Gledisi, shpresoja se do bente nje ndryshim te pakten te drejtuesit e policise qe kane trashur qafen ne keto pozicione! Por u gabova! Edhe ai vet për keto 11 muaj nuk e kuptoi se cfare detyre kishte! Pasi jo ne pak raste, drejtoret, zv/drejtoret e shefat e komisariateve ia emeruan te tjeret! E keshtu qe filluan perplasjet me ministrin qe solli edhe shkarkimin e tij! E Gledisit i mbeten vetem fotot me drejtoret e policise se shteteve tjera e delegacioneve te huaja, qe nuk i kishte te pakta ne numer! Por, miq harrojeni propaganden e qeverise se rritja e krimit ne vend, vrasjet e implikimet e policise ne ngjarje te ndryshme kriminale, bene qe te shkarkohet Gledisi!

Se harrojne ata se kur ja emronin “shefat” Gledisit, si mundesh pastaj ti kerkosh llogari ketij per objektivat?! Se edhe ne kohen e drejtoreve para Gledisit kanë ndodhur shume me shume ngjarje dhe nuk jane shkarkuar ata drejtoret por perkundrazi, jane lavderuar (edhe pse mashtronin)! Madje per Veliun u tha “qe i mbaroje vaji i kandilit”! Po kush i hodhi vaj tani qe e rikthyet ne polici!!!???? Keta jane gallate per Zotin! Gjithesesi Gledisi do te mbahet mend (vetem) si drejtori qe urdheroi te kryhen pagesat e oreve shtese te policise qe kishin vite pa marr! E ne vend te tij do te emerohet M.Rrumbullaku! Po, ai qe ishte ne ate foton qe Rama e perdori forte ne fushate per te ardh ne pushtet! E tani e perdor perseri, emerimin e tij me fjalet se “per ne polici eshte pertej te djathtes e te majtes” (cit nje mik te mire)! Keshtu qe suksese ne jete Gledis, e mos u qaj poshte e Larte se nuk bere asgje dhe as nuk more mundimin te ndryshosh mendesine e “shefit” ne polici!#Martinaj, akoma besoni qe e kane rrembyer e vrare!???! Ai nuk beson asnje person, as familjaret e tij dhe per kete fakt eshte “vetzhdukur” me shume gjasa ne Kosove! E gjithe kjo lufte ne media, me burime e konspiracion, mendoje se behet qe ai te dal nga strofulla qe “armiqte” ta gjejne! Kaq! Eshte nje intrige e vjeter!! Nuk eshte Martinaj me i rrezikshmi e me krimineli se ata ndertues biznesmen ne Tirane qe kane kap politikanet Dhe i kane tredhur! Martinaj bente zhurme ku shkonte dhe “urdheronte” tjeret te sulmonin per ate se vet e fshihte doren! E keshtu ka bere leke edhe me ndihmen e qeverise se atij “non grates” mos harroni! Gjithesesi presim e presim se do te dal se jane shume qe po e kerkojne! Armiqte, familja, ortaket, shoket etj etj!

#Bixhozi, te fala Olsit, Gaz Demit e Don Dukes me shok se i duhen leket!

#Po, Cfare u be me inceneratoret di gje njeri!???

Po me larjen e rrobave me 30*???

Po me investitoret strategjike qe po gllabrojne jugun!??

Po me instalacionin 3.4 mln euro!??

Ore po ata spiunet e reparteve pa ushtri?!?

Di gje njeri si u be me ato emigrantet qe po ikin ne Angli Apo do e besoni Çuçin se do denohen 4 vjet ata qe ikin me gomone!

Po me ate kryetarin e partise se “pengmarrjes” cfare po behet, vazhdon te bertet si i forti i asaj rruges se tregut me tezga! Me pasurine e tij cfare po behet!??? Po me ate tjetrin e “non grates” cfare u be, e gjeti krehrin e flokeve??

#SePateThaneNjePlakPaDhembKushSkaMenDoTeKeteKam#Fishta#

Related Articles