Escobar arrin në Kosovë, nis takimin me Osmanin

Escobar arrin në Kosovë, nis takimin me Osmanin

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë.

Mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa më pas do të ketë deklaratë për media.

Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

Temë diskutimi me krerët e vendit ai do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit. Po ashtu, Escobar sot do të zhvillojë takim edhe me liderët opozitarë.

Related Articles