I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Marrëveshja e Uashingtonit është shumë e rëndësishme për palën amerikane, kryesisht për shkak të moratoriumit mbi njohjen dhe tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në konferencën e djeshme pas takimit në Bruksel, ai iu ka përgjigjur pyetjes së Tanjug “nëse dialogu i mëtejshëm midis Prishtinës dhe Beogradit ka kuptim pa zgjidhur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse Serbia mund të presë befasi të tjera nga Prishtina, që do të thotë nëse marrëveshja e Uashingtonit është ende në fuqi sa i përket liqenit akumulues të Ujmanit”.