I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtij takimi, ai ka thënë se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë në mënyrë dinamike dhe konstruktive.
“Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, shtoi ai.