Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.
Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.
Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, e shumë diplomatë të tjerë.
Në falën e tij, Escobar tha se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar për integrime euroatlantike.
“Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor, ato janë të shumta, por duhet të fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë”, tha Escobar.
“Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”.
Ai siguroi se SHBA është përkrahëse në këtë çështje, raporton RTKlive.
Sipas Escobar, më e rëndësishme është zgjerimi evropian, e NATO të përfshijë pjesët tjera.
“Ajo çka ka bërë BE-ja ka të bëjë me paqen që edhe kjo pjesë të jerm më paqësore dhe demokratike”, tha diplomati amerikan.
Escobar u shpreh se për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, një vend duhet të dijë se i jep shumë përfitime njerëzve, reporton RTKlive.
“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht edhe me te gjitha standardet tjera dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe mundësi për gjeneratat e reja”.
I emëruari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor tha se mesazhi është që edhe pse njerëzit janë të fokusuar për procesin e kornizës politike, sot progresi po ndodh edhe në vendet tjera.
“Prandaj e gjithë kjo bën që të them se Ballkani Perëndimor ka sukses”, tha Escobar.
Ai foli edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur.
“Ballkani i Hapur’, derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur”, tha Escobar.
Ai deklaroi se pjesa tjetër e mbetur është punë e vendeve të rajonit.
“Derisa ‘Ballkani i Hapur’ përmbushë këto, ne e përkrahim atë dhe të gjitha iniciativat e tjera që na bashkojnë”.