Escobar: S’do të hezitojmë të vendosim sanksione për ata që destabilizojnë rajonin

Escobar: S’do të hezitojmë të vendosim sanksione për ata që destabilizojnë rajonin

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka thënë se Washingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, Escobar tha se liderët në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre.

Escobar shtoi se Amerika do të jetë partner i atyre që kanë qasje konstruktive karshi të ardhmes së rajonit.

“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për akterë të korruptuar dhe që destabilizojnë”, ka thënë Escobar.

Derisa ka folur për Malin e Zi, ai shtoi se është irrituese se si politikanët atje shfrytëzojnë çështjen e identitetit për të fituar poena politikë.

“Është shumë frustruese dhe kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,” ka shtuar Escobar.

Related Articles