I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se aleanca mes ShBA-ve dhe BE-së është duke u forcuar. Si shembull dha unitetin edhe në rastin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Nga marrëveshja e Daytonit për Paqen në Bosnjë Hercegovinë e deri te pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë, të shtunën që e kishim për (dokumentet) tregohet se si gjërat zhvillohen kur Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian janë së bashku”, tha diplomati amerikan.
Escobar ka shtuar se vendet në Ballkanin Perëndimor duhet të bëjnë më shumë për akomodimin e të drejtave të pakicave. Në këtë kontekst përmendi serbët në veri të Kosovës dhe kroatët në Bosnjë.
Nga ana e tij, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, foli për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të perëndimit të Ballkanit duke thënë se me takimin e 18 gushtit mes Kosovës e Serbisë në Bruksel nisi procesi që ai e quan “ndërtimi i arkitekturës për të ardhmen e procesit”.
“Momentumi për integrim tashmë ekziston dhe ju duhet ta shfrytëzoni, nëse nuk e bëni një gjë të tillë atëherë mos na fajësoni neve”, shtoi Lajçak.
Dy emisarët këto komente i bënë në Bled të Sllovenisë ku po zhvillohet Forumi Strategjik.