Escobar takohet me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Escobar takohet me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Gjatë qëndrimit në Kosovë emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 13 dhjetor është takuar me anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Në njoftimin e lëshuar nga Oda Amerikane Ekonomike thuhet se Escobar e përsëriti përkushtimin e ShBA-së për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.

“Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë prezantuan para Escobar qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit”.

“Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime”, thuhet në njoftim.

Related Articles