Se qytetarët e Kosovës janë të veçantë e mikpritës nuk ka asnjë dilemë.
Këtë e dëshmon edhe një postim sot në Facebook, saktësisht në faqen “Network Prishtina”, ku një person me emrin Tom Garrod-Pullar ka pyetur nëse dikush e njeh një burrë me emrin Genc, e që kishte punuar me babain e tij si përkthyes në KFOR menjëherë pas luftës.
Përshkrimi i Tom Pullar për personin që e kërkonte ishte:
“Babai im punoi në Prishtinë në KFOR për 4 vjet nga viti 1998 dhe humbi kontaktin me përkthyesin e tij, Genc (mbiemri i tij mund të jetë diçka si Dumanya). Do të doja t’i ktheja në kontakt.
Babai im është Christopher Pullar dhe punon për Ministrinë Britanike të Mbrojtjes. Ai mendon se Genci duhet të jetë në fillim të viteve 50.
Nëse dikush ka ndonjë drejtim ose mund të jetë ndonjë ndihmë fare, ju lutem mos ngurroni të kontaktoni”.
“Mund të jetë babai im”, kishte shkruar ai.
Edhe Tom Pullar sërish shkroi, duke konfirmuar se është gjetur përkthyesi me të cilin kishte punuar babai i tij.
E si duket, kur dikush lë përshtypje të mirë, kërkohet edhe pas dekadave.